Aeroporti i Tiranës ka publikuar listën e 15 fluturimeve që janë konfirmuar për nesër, 24 shtator 2020.
Në postim TIA i bën thirrje të gjithë udhëtarëve që të kontaktojnë si fillim me agjencinë që kanë prerë biletën, ndërsa kërkon respektimin e masave anti-COVID.
Po ashtu theksohet se jo të gjithë qytetarët mund të dalin jashtë vendit, përveç atyre që janë rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese.
Njoftimi i plotë:
15 Fluturimet e konfirmuara për datën 24.09.2020 ⠀⠀
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Enjte janë:⠀⠀
✈️Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
✈️Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Ankona dhe kthim
✈️Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim
✈️Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
✈️Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
✈️Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim
✈️Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim
✈️Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
✈️Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
✈️Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
✈️British Airways – Tiranë Heathrow dhe kthim
✈️EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese.
Ju faleminderit për bashkëpunimin.⠀⠀
Tirana International Airport