Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku pas një rrethimi prej 5 orësh policia ekzekutoi shtetasin 71-vjeçar, Lefter Zhidro.
Po kush është Lefter Zhidro?
71-vjeçari është me origjinë nga Xarra, bashkia Konispol.
Ai është vllah, i martuar tri herë…
Nga martesa me gruan e dytë kishte një djalë. Odise Zhidro rreth 45 vjeç jeton në Xarrë dhe bën një jetë endacaku.
Lefter Zhidro kishte konflikte me ish-gruan e tretë për çështje shtëpie.
Zhidro mësohet se ka qenë ish-polic, ky mund të jetë edhe një shpjegim përse rezistoi kaq gjatë ndaj rrethimit.