Lidhur me aksionin prej pesë orësh nga policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Forcat RENEA, ku u bë i mundur neutralizimi i 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, duke u ekzekutuar, ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka.
Në një postim në facebook, Noka e ka quajtur të turpshëm për shtetin këtë aksion, pasi sipas tij tregon se ne kemi një shtet qesharak, që “mund t’i bëjë zbor edhe një 71-vjeçar”.
“Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku ..Nje polici e paafte ta arrestoje”, shkruan Noka.
Postimi i plotë i Flamur Nokës:
E turpshme per shtetin. Neveri per pushtetin. Kjo ngjarje tregon se kemi nje shtet qesharak. Ju beri zbor nje plak 71 vjecar…dhe e vrane. Jo nje kriminel por nje plak me neuroze ….Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku ..Nje polici e paafte ta arrestoje . Imagjinoni kete pushtet kete polici te Llesh Kimikut ne beteje me krimin … Turp. 25 Prilli eshte zgjidhja ., eshte shpetimi per shqiptaret