Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit nuk i ka kursyer edhe batutat me ministren e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Gjatë një debati Elisa Spiropali i tha Endri Shabanit ‘ju ha për mëngjes’ për vota. Kjo frazë pasoi me batutën e analistit Gjekmarkaj, i cili tha “në përfytyrimin tim më simpatik, zonjën ministre shumë e shikoja si motrën e Gjergj Elez Alisë që i shëron plagët pas zgjedhjeve të 24 prillit, por si Bajloz që e han Endri Shabanin, si e pjek, është vërtetë imagjinatë tepër interesante dhe e përgëzoj për metaforën që na solli”.
Më tej Spiropali ka mbrojtur draftin e prezantuar nga PS në Këshillin Politik, duke theksuar se siguron lista 100% të hapura, por ndryshe mendon Gjekmarkaj, i cili thotë se janë listat më të mbyllura në historinë e Shqipërisë.
Gjekmarkaj: Në përfytyrimin tim më simpatik, zonjën ministre shumë e shikoja si motrën e Gjergj Elez Alisë që i shëron plagët pas zgjedhjeve të 25 prillit, por si Bajloz që e han Endri Shabanin, si e pjek, është vërtetë imagjinatë tepër interesante dhe e përgëzoj për metaforën që na solli.
Ndërsa për ato që thanë zonja Spiropali dhe zoti Peza, as ata vetë nuk i besojnë, por është thjeshtë një detyrë partie që përpiqen ta kryejnë me sukses dhe kjo meriton duartrokitje nga shefi.
Por që listat nuk janë ta hapura këtë e di i madh dhe i vogël. Këto janë listat më të mbyllura në historinë e Shqipërisë.