BallinaKronikeDibër - BMW X5 përplaset me murin e një shtëpie dhe kthehet...

Dibër – BMW X5 përplaset me murin e një shtëpie dhe kthehet përmbys

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Peshkopise, në Unazën e Re.

Siç shihet dhe në foto, një makinë fouristradë BMW X5, si pasojë e shpejtësisë së lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një shtëpie aty pranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se makina luksoze drejtohet nga shtetasi Mevlan.F. Përveç dëmeve materiale në makinë dhe në murin e shtëpisë, fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Policia lokale ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen në fjalë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular