Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës, kanë sjellë përmbytje të kryeqytetit.
Shumë rrugë kryesore në Tiranë janë mbuluar nga uji, duke e bërë të vështirë e madje edhe të pamundur qarkullimin e mjeteve.
Pamjet tregojnë gjendjen e disa prej rrugëve kryesore në Tiranë, si ajo e “Elbasanit”, “Rruga e Kavajës”, Rruga e Durrësit”, “Don Bosco”, “Myslym Shyri”, dhe “Rruga e Barrikadave”
Pavarësisht se kjo ka qenë një situatë e paralajmëruar, duket se autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve në Tiranë, kanë qenë të papërgatitura për përballimin e kësaj situate.