Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në 2018.
Gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.
Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme.
Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi.
Një raport i përbashkët i publikuar nga Reporterët pa Kufij dhe BIRN, në mars 2018, nxori në pah një numër kërcënimesh që i janë bërë medias në Shqipëri.
Raporti gjeti se standardet rregullatore të medias po manipulohen në favor të interesave të qeverisë dhe pronësia r mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznemenëve të mëdhenj.
Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.