Partia Demokratike ditën e sotme së bashku me aleatët do të vendosë për vijimin e aksionit opozitar pas nëntë protestave para Kryeministrisë dhe parlamentit. Opozita ende nuk ka vendosur se kur do të jetë protesta e radhës kundër Ramës dhe qeverisë, pas asaj të 13 prillit.
Dje kryedemokrati zhvilloi një takim me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, për hapin e radhës, ndërsa sot do të ketë disa takime intensive brenda partisë me strukturat.
Në orën 12:00 lideri demokrat do të mbledhë Kryesinë e partisë dhe ish-deputetët e grupit parlamentar. Ndërsa në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për të marrë vendimin final. Ndërkohë që sot para parlamentit pritet që të protestojnë të rinjtë e PD-së paralelisht me punimet e seancës plenare.