BallinaBota“Bëhuni gati për të mbrojtur atdheun’/Armenia mobilizon ushtrinë pas përplasjeve me Azerbajxhanin...

“Bëhuni gati për të mbrojtur atdheun’/Armenia mobilizon ushtrinë pas përplasjeve me Azerbajxhanin (FOTO)

spot_img

Armenia ka shpallur ligjin ushtarak dhe mobilizimin e plotë pas përplasjeve me Azerbajxhanin mbi rajonin e Nago-Karabakut. Kjo u bë e ditur nga kryeministri armen, Nikoll Pashinian, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të “bëhen gati për të mbrojtur atdheun e shenjtë”.

Autoritetet armene njoftojnë se ushtria e vendit fqinj të Azerbajxhani sulmoi disa vendbanime të civilëve në rajonin e Nagorno-Karabakh dhe për këtë arsye i bëri thirrje popullsisë së kësaj zonë të qëndrojë në vendstrehime.

Ministria e Mbrojtjes në Armeni bën me dije se u kundërpërgjigj dhe rrëzoi dy helikopterë dhe 3 dronë të Azerbajxhanit gjatë sulmit që përfshiu dhe kryeqendrën rajonale të Stepanakert.

Ndërsa, Ministra e Mbrojtjes së Azerbajxhanit në një deklaratë njoftoi se ushtria armene sot rreth orës 06:00 sipas kohës lokale, duke kryer provokime të gjera në vijën e frontit, hapi zjarr me armë të kalibrit të madh, artileri të topave dhe mortaja ndaj pozicioneve të ushtrisë azerbajxhanase dhe vendbanimeve civile.

Dy ish vendet sovjetike prej kohësh janë në konflikt në lidhje me shkëputjen e rajonit me shumicë etnike të Nagorno-Karabakh nga Azerbajxhani. Muajt e fundit janë përshkallëzuar dhe përplasjet në kufi.

“Bëhuni gati për të mbrojtur atdheun’/ Armenia

“Bëhuni gati për të mbrojtur atdheun’/ Armenia

“Bëhuni gati për të mbrojtur atdheun’/ Armenia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular