BallinaKryesoreVrasja e Hajdarit/A do të dëshmojë në Gjykatë? Ja përgjigjia e Sali...

Vrasja e Hajdarit/A do të dëshmojë në Gjykatë? Ja përgjigjia e Sali Berishës

spot_img

Teksa foli në lidhje me vrasjen e liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në emisionin “Opinion” nëse do të dëshmonte nëse do të thirrej nga Gjykata.

Berisha tha se e ka kryer detyrën e tij dhe se ka dhënë një deklaratë shteruese për vrasjen e Hajdarit. Sipas tij, rihapja e çështjes është çështje politike dhe hakmarrje e kryeministri Edi Rama.

Ish-kryeministri theksoi se çështja po hapet për të liruar nga burgu njerëzit që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Hajdarit.

Do dëshmoni nëse do thirreni në Gjykatë?

Unë e kam kryer detyrën time. Unë kam dhënë një dëshmi që ka qenë shteruese për ato që kam ditur. Kjo e dyta është politke. Edi Rama hakmerret për Nexhmie Hoxhën. Kjo bëhet për të nxjerrë jashtë vrasësit,Jahi Salihin, për të nxjerr jashtë pjesëmarrësin në vrasje, Izet Haxhiun. Të hapësh një proces i cili i ka kaluar të gjitha shkallët përfshirë dhe gjykatën e Strazburgut, kjo është politike. Se ekzekutorët janë të gjithë të dënuar. Cili është porositësi, është shteti, Fatos Klosi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular