BallinaKronikeHelmoi 25 fëmijë të çerdhes për t’u hakmarrë ndaj koleges, dënohet me...

Helmoi 25 fëmijë të çerdhes për t’u hakmarrë ndaj koleges, dënohet me vdekje edukatorja në..

spot_img

Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje një edukatore, pasi helmoi 25 fëmijë në një çerdhe, njëri prej të cilëve vdiq.

Wang Yun u arrestua vitin e kaluar në një çerdhe fëmijësh në qytetin Jiaozuo, pasi fëmijët u dërguan në spital me shenja helmimi, pasi kishin ngrënë ushqimin e përgatitur për mëngjes.

Gjykata tha se edukatorja kishte vendosur nitrit natriumi në ushqimin e fëmijëve për të cilët kujdesej kolegia e saj, si hakmarrje ndaj edukatores tjetër.

Incidenti kishte ndodhur më 27 mars të vitit të kaluar, duke e shokuar tërë Kinën dhe duke u bërë lajm edhe në mediet botërore.

Gjykata kineze tha se kjo nuk është hera e parë që zonja Yun helmon njerëz pasi më parë kishte blerë nitrit përmes internetit për ta helmuar bashkëshortin e saj.

Wang Yun u dënua me vdekje, dhe ekzekutimi i saj do të bëhet përmes injeksionit dekjeprurës ose me anë të ekzekutimit me armë zjarri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular