Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Klinikën Gjinekologjike të Prishtinës, ku një 14 vjeçare është paraqitur për të lindur.
14 vjeçarja M.M nga Mitrovica është bërë nënë, dhe këtë lajm e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Gjinekologjike Jakup Ismaili.
Foshnja e gjinisë femër ka lindur para kohe, por gjendja e saj shëndetësore është e mirë, ashtu si edhe gjendja e nënës së saj.
14 vjeçarja është e lindur në Shqipëri dhe e martuar në Mitrovicë, ndërsa autoritetet spitalore kanë njoftuar edhe policinë për këtë rast.
Kjo hnuk është hera e parë që një e mitur lind në Klinikën Gjinekologjike të Prishtinës, pasi gjatë viti të kaluar kanë qenë 4 raste të njëjta.