Bayern Munich ka mposhtur Borussia Dortmundin në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë me rezultatIN 3-2.
Ndeshja ishte plot me raste dhe gola, ku në fund bavarezët morën triumfin e radhës.
Corentin Tolisso, Thomas Muller dhe Joshua Kimmich shënuan për Bayernin, ndërsa Julian Brandt e Erling Haaland gjetën rrjetën për Borussia Dortmundin.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Kimmich që shënoi golin e fitores duke u vlerësuar me notën 7.9.
Pas tij tek Bayerni u vlerësuan lartë edhe Muller (7.5), Tolisso (7.4) dhe Davies (7.4).
Te Borussia Dortmund më i miri ishte Haaland me notën 7.8.