Në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit ka patur përleshje me sende të forta dhe shishe.
Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar dhjetëra persona për rrahjen masive. Sherri ka ndodhur në një lokal në të cilin në fillim të muajit gusht shpërtheu një sasi tritoli.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, e cila fatmirësisht mbeti me tre të lënduar lehtë dhe dëme materiale.