BallinaAktualitetNeritan Ceka: Ja sa me kushtoi kura e koronavirusit...

Neritan Ceka: Ja sa me kushtoi kura e koronavirusit…

spot_img
spot_img

Ndjeshmëri dhe solidaritet. Këto janë shenjat që ka lënë Covid-19 të arkeologu Neritan Ceka. Në daljen e parë të tij mediatike, pasi fitoi betejën me COVID-19, ish-diplomati e arkeologu tregon përvojën e tij.

“Covidi është vetmi, interesimi i njerëzve të ndihmon”, tha ai. Ai tregon se është ndjere i lënë pas dore nga shteti dhe se për pensionistët që nuk janë të rënduar nga ana shëndetësore, kalimi i sëmundjes në shtëpi, është vdekje.

“Gjithë trajtimin e bëmë vetë, kushton 5 mijë euro”, shtoi ndër të tjera Ceka.

Ceka thotë deri sot askush nuk është interesuar për shëndetin e tij dhe të bashkëshortës. “Nuk na dhanë recete, i morëm ilaçet pa recetë”, pohoi arkeologu.

Ceka i është rikthyer tashme jetës aktive dhe profesionit të tij prej arkeologu, duke qenë brezi i dytë i familjes ne Arkeologji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular