Një 5-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është shtypur në mënyrë aksidentale nga babai i tij me traktor.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 03.10.2020, rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.