BallinaKryesoreAnëtarësia e PD rikthen Bujar Leskajn në politikë aktive. Vlora e do,...

Anëtarësia e PD rikthen Bujar Leskajn në politikë aktive. Vlora e do, qytetarët do e votojnë për deputet

spot_img
spot_img

Sot është publikuar lista e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike e propozuar nga anëtarësia e PD si dhe e selektuar dhe nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave pranë PDSH, për të ia rikthyer sërish bazës për t’i konfirmuar në rrugëtimin politik dhe me 25 prill në përballjen e radhës me kundershtarin.

Në listë të bie në sy emri i Bujar Leskajt, ish-kreut të KLSH dhe jo vetëm, por deri më sot ai ka mbajtur mjaft detyra të rëndësishme të cilat i ka kryer me dinjitet.
Zoti Leskaj është shquar si menaxher i mirë si në kohën që punonte në doganën Vlorë e më pas nëndrejtor i Përgjithshëm i Doganave, por edhe si Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit rezultoi i suksesshem.

Bujar Leskaj ka punuar dhe si pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, ka mundësuar disa botime ndër vite duke i konfirmuar nje karriere mbresëlënëse.
Zoti Leskaj ka qenë aktiv në politikë deri ditën që u zgjodh si kryetar i KLSH-së, ka kontribuar për ngritjen fuqishëm të PD si dhe është zgjedhur dhe deputet si përfaqësues i vlonjatëve në Parlamentin e Shqipërisë.

Siç duket, baza e PD, palca e partisë anëtarësia nuk e harron, e do sërish deputet ndaj dhe e ka propozuar për ta rikthyer fuqishëm në politikën aktive, duke pasur besim tek z.Leskaj dhe aftësisë e tij për të sjell fitoren e PD me 25 prill. Vlora e do deputet Bujar Leskajn ndaj dhe vlerësimi dhe mbështetja e saj për të dhe e Bujar Leskajt për vlonjatët dhe jo vetëm nuk do të mungojë.

Veprimtaria profesionale e Bujar Leskaj:

-1993-1994: doganier në Degën e Doganës, Vlorë,

-1994-1997: Kryetar i Degës së Doganës, Vlorë,

-1997 (prill-gusht): Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave,

-2000-2005 pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndës “Paraja dhe Banka”,

-2005 – 2009 pedagog i jashtëm në UT, Fakulteti i Ekonomisë,

-tetor 2009 – 2011 pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndëve “Paraja dhe Banka”, “Financë”.

-dhjetor 2011 – ne vazhdim, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Veprimtaria politike:

-1997 (janar): anëtar aktiv i PD-së;

-2001-2005: anëtar i Bordit financiar të PD-së;

-2001 e në vazhdim: anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së zgjedhur nga Kuvendi i 7-të, i 8-të (2005) dhe i 9-të (2009), Kombëtar të Partisë;

-2005 – 2009: Deputet i Kuvendit te Shqipërisë Legjislatura: XVII, Zona zgjedhore: 94, Qarku: Vlorë,

-shtator 2005 – mars 2007: Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit

-2007 – 2009- Anëtar i delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Librat e botuara:

-“Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009”, Tiranë 2009

-“Brenda dhe Jashtë PARLAMENTIT (maj 2007

-maj 2009)”, Tiranë 2009 “Senjorazhi”

– Punim Doktorature, Tiranë 2009

-“Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh), Tiranë 2011

-“Leksione në Financë” (Pjesa e I), Tiranë 2011

-“Muzat e Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar), Tiranë 2011

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular