BallinaKryesoreFaturat e arbitrazhit, PD: Korrupsioni i Ramës vetëm me 2 çështje u...

Faturat e arbitrazhit, PD: Korrupsioni i Ramës vetëm me 2 çështje u kushton shqiptarëve 153 milionë euro

spot_img
spot_img

Faturat e rënda të arbitrazhit, PD: Korrupsioni i Edi Ramës vetëm me 2 çështje të humbura u kushton shqiptarëve 153 milionë euro.

• 153 milionë euro pagesa per interesin e Edi Ramës, do të mjaftonin për të financuar për 3 muajt e ardhshëm paketën e ndihmës së propozuar nga PD.

• Kryeministri ne ikje eshte nje kosto shume e madhe per Shqiperine. Largimi i tij do t’i hapë rruge kthimit te Shqiperise ne normalitet.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENO BOZDO

Keto dite, nje tjeter kompani e huaj paditi ne arbitrazh qeverine shqiptare. Kjo kompani, te ciles iu nderpre kontrata e terminalit ne portin kryesor te vendit, kerkon jo pak por 100 milione euro demshperblim, per prishje te padrejte kontrate.

Kjo ngjarje ndodh pikerisht ne vijim te dy vendimeve te fundit te arbitrazhit nderkombetar per te demshperblyer investitoret e huaj me nje shume totale prej plot 153 milione eurosh. Pa llogaritur ketu nje vendim tjeter te arbitrazhit nderkombetar te dy viteve me pare, dhene ne favor te nje kompanie nafte, ku shteti shqiptar detyrohet t`i ktheje mbrapsht kompanise, plot 63 milione usd.

Nuk eshte rastesi qe padite e kompanive te huaja shtohen dhe keto ceshtje humben nga qeveria shqiptare. Arsyet nuk jane vetem klima dhunuese dhe e pashprese per te bere biznes ne Shqiperi. Eshte edhe me keq se kaq. Me ndergjegje te plote, pa pyetur per pasojat financiare që rëndojnë mbi shqiptarët, Edi Rama ka marre vendime te pastra politike.

Së pari, per t`i mbyllur gojen medias kritike, sicc ishte rasti i Agon Channel me Becchetin;
Së dyti, per te shperblyer me korrupsion kompani dhe individe, kliente te tij dhe te qeverise se tij, sicc është rasti iI rrugës Tiranës-Elbasan.

Vendimet e arbitrazhit perfaqesojne shuma marramendese per nje vend me ekonomi në rënie drastike si Shqiperia. 153 milione euro qe duhet te paguajme per interesin personal të Edi Ramës, do të mjaftonin për të financuar për 3 muajt e ardhshëm paketën e ndihmës së propozuar nga Partia Demokratike.

Nderkaq Edi Rama, si pergjegjesi kryesor i kesaj katastrofe ekonomike, nuk do te nxjerre asgje nga xhepi i tij. As ai dhe as ministrat e tij. Keto para do t’u merren pensionisteve dhe familjeve ne asistence sociale, familjeve te demtuara nga termeti qe ende rrine ne cadra, do t’u merren bizneseve qe kane nevoje per mbeshtetje per t’u perballur me pandemine, operatoreve turistike dhe fermereve qe nuk moren as edhe nje lek te vetem nga Edi Rama. Keto para do t’u merren rrogave te mjekeve dhe arsimtarerve apo te rinjve shqiptare qe duan te shkollohen, por s`munden prej pagasave te larta.

Po per kete Rames dhe qeverise se tij nuk i behet aspak vone. Perkundrazi, rasti i padise se fundit prej 100 milione eurosh tregon se ai eshte i vendosur t`i shkoje kesaj rruge deri ne fund, me arrogance dhe korrupsion, njesoj sic po vepron edhe me PPP.

Per keto dhe shume e shume arsye te tjera, Edi Rama duhet te largohet dhe do te largohet.

Kryeministri ne ikje eshte nje kosto shume e madhe ekonomike dhe shoqerore per Shqiperine. Largimi i tij do t’i hapë rruge kthimit te Shqiperise ne normalitet.

Ndryshimi do të bëjë të mundur qeverisje qe fokusin e ka te qytetaret e saj dhe jo tek PPP apo tek goditjet politike ndaj investitoreve.

Largimi i Edi Ramës do t’i hapë rruge luftes kunder krimit dhe korrupsionit, zhvillimit ekonomik, rritjes reale te rrogave dhe pensioneve. Ne jemi te vendosur ta bejme kete, sebashku me te gjithe shqiptaret ne 25 prill. Per te miren tone te perbashket.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular