Në një komunikim online mendjekësit e tij në Facebook, Edi Rama deklaroi se momentalisht mbyllja e dytë e vendit në karantinë nuk ekziston si mundësi.
Ai thekson se nuk e ka në mendje diçka të tillë po shton se vendimi varet gjithmonë nga shifrat.
“Mos më thuaj a do na mbyllni përsëri. Nuk jam unë që ju kam mbyllur por domosdoshmëria. Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont. Nëse nuk bëjmë detyrën tonë, fatkeqësisht kjo mund të vijë siç po vjen në disa vende. Ndaj është e rëndësishme të mbahen maskat në mjedise të mbyllura, të ruhen distancat, të lahen duart shpesh. Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time, por nëse shifrat nuk na imponojnë nuk do ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tonë.“- u shpreh Rama nga makina.