BallinaOP ED“Koalicioni i shkurajimit qytetar dhe shpopullimit kombëtar”

“Koalicioni i shkurajimit qytetar dhe shpopullimit kombëtar”

spot_img
spot_img

Nga Ardit Gjinali

Kronika e situatës politike të këtij sezoni dëshmon vullnetin e munguar të keqqeverisjes për të ndërtuar dhe konsoliduar udhën e konsensusit politik që do të garantonte krijimin e një mjedisi normal për zhvillimin e zgjedhjeve politike normale, gjithashtu. Muajt dhe ditët e fundit mbeten dëshmia e marrëveshjeve politike të prishura apo ndryshuara; rregulla të përcaktuara më parë që ndryshohen tinëzisht në formë duke i hapur rrugë parregullsisë jo vetëm në formë, por dhe në thelb, gjithashtu.
Debati mbi lejimin e koalicioneve mbetet diskutimi thelbësor politik dhe publik, i tilli që është përdhosur dhe dëmtuar me miratimin e njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese që rrëzojnë marrëveshjen politike të 5 Qershorit. Pengimi i koalicioneve është dëshmia e qartë e fytyrës politike të një pushteti të mpakur në mbështetje qytetare, por të kamur në logjistikë ,burime financiare dhe në vota që mundësojnë miratimin e ndryshimeve kushtetuese pavarësisht legjitimitetit të diskutueshëm juridik të Parlamentit.
Ecejaket qëllimisht komplekse dhe tentativat e vazhdueshme ligjore të kthyera në një normë anti-ligj të shtet- pushtetit janë taktika e qëllimtë për të zhurmuar, mjegulluar, çoroditur dhe zhvendosur vëmendjen shoqërore drejt një proçesi psikologjik që ndërthur apatinë, mosveprimin, indiferencën, paqartësinë, mosbesimin dhe shkurajimin për të reaguar ndaj dukurive shoqërore dhe fenomeneve politike që vrasin shërbimin e qeverisjes dhe konsolidojnë sundimin e keqqeverisjes. Shkurajimi qytetar është një proçes i vazhdueshëm që ndërthur aktet arrogante politike të ndërrmarra nga pushteti, shurdhërinë dhe arrogancën e të njëjtit, deformimin e vazhdueshëm të vullnetit qytetar, relativizimin e së keqes dhe veshja e paligjshmërisë segmentare të pushtetit me mantelin e ligjshmërisë institucionale të shtetit.
Përmbushja e suksesshme e hapave të proçesit të shkurajimit qytetar sjell si rrjedhojë rritjen e të larguarve nga vendi dhe shpopullimin kombëtar, i tilli që është kthyer në një plagë therëse për të tashmen dhe të ardhmen e vendit dhe shoqërisë, gjithashtu. Këto 7 vite janë dëshmia e prezantimit të manualit të medet-qeverisjes që mundësoi largimin endemik të qytetarëve, rinisë, intelektualëve, profesionistëve, e njerëzve të thjeshtë të këtij vendi që hasën murin e madh të pamundësive, i tilli i ngritur nga mendësia arkaike dhe veprimet bizantine të një enturazhi qeverisës pa ngjyrim politik dhe me fabul të humbur qeverisëse.
Raportet e fundit ndërkombëtare përkatësisht të “Europol” , sondazhet e Gallup International, të dhënat dhe statistikat e institucioneve të çertifikuara theksojnë qartë renditjen e Shqipërisë si vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në rajon apo të vullnetit për tu larguar nga vendi ku 1 në 3 persona që largohet nga vendi është në moshë të re.
Shkurajimi qytetar dhe shpopullimi kombëtar mbeten aleatët më të rëndësishëm në një bosht të së keqes që fillon, vijon dhe mbaron me keqqeverisjen dhe vrasjen e shpresës që largon të gjithë energjinë njerëzore që do të mundësonte reagimin qytetar drejt një ndryshimi të qënësishëm. Sot është koha e një bashkimi të madh energjish dhe vlerash njerëzore për të zhbërë çdo llogari të vogël matematikore të shtet-pushtetit keqqeverisës. Bashkë sepse ka ende shpresë…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular