Lavdrim Mena është polici i burgjeve, i cili goditi me qytën e pistoletës një 39-vjeçar me iniciale A.D.
Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi pas një konflikti, pasi polici i burgjeve kishte qëlluar më shpullë djalin e 39-vjeçarit. Ndërkohë mësohet se polici me personin që u konfliktua janë në një lagje.
“Me datë 04.10.2020, rreth orës 20:15, në Paskuqan, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mētejshme hetimore, i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit”, tha policia në njoftimin zyrtar.