Për shkak të rritjes së infeksioneve të koronavirusit në Nju Jork, Kryetari i Bashkisë Bill De Blasio njoftoi bllokimin e nëntë lagjeve, në Brooklyn dhe Queens, të konsideruara si një vatër infeksioni.
Duke filluar nga e mërkura, shkollat ??dhe bizneset jo-thelbësore do të mbyllen dhe karantina do të ndikojë gjithashtu edhe në restorantet që shërbejnë jashtë. “Është një ditë e vështirë,” tha De Blasio.
Prej javësh tashmë, numri i infeksioneve me koronavirus ka pësuar rritje të ndjeshme në një sërë shtetesh, duke imponuar rikthimin e izolimeve lokale.
Ndërkohë, epidemiologët kanë paralajmëruar se gjendja mund të përkeqësohet edhe më tej me ardhjen e stinë së dimrit, kur fillon edhe gripi sezonal.