Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se një në 10 persona mund të jetë infektuar nga Covid-19 deri më sot nga fillimi i pandemisë.
Por OBSH kishte dhe një paralajmërim këtë të hënë.
Sipas saj, bota po shkon drejt një “periudhe të vështirë”.
“Afërsisht një në 10 njerëz mund të jenë infektuar me koronavirus, duke bërë që pjesa më e madhe e popullsisë së botës të jetë infektuar”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton The Guardian.
Mike Ryan, që njihet si eksperti më i mirë i urgjencës së OBSH-së, tha se infektimet ishin në rritje në disa pjesë të Azisë Juglindore dhe vdekjet ishin në rritje në pjesë të Evropës dhe rajonit të Mesdheut Lindor.
“Vlerësimet tona më të mira aktuale na tregojnë se rreth 10% e popullsisë globale mund të jenë infektuar nga ky virus. Kjo ndryshon në varësi të vendit, ndryshon nga qyteti në fshat, ndryshon në varësi të grupeve. Por do të thotë se shumica e botës mbetet në rrezik.”