Në degën e Vlorës është mbyllur procesi për votimin e 19 kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.
Vetë PD e këtij qarku njofton se në proces kanë marrë pjesë 892 votues ose rreth 62% e anëtarësisë, nga 1500 demokratë në total.
Kandidatët për deputetë të konfirmuar në degën e Vlorës janë: Alta Haluci, Atird Hoxha, Bujar Leskaj, Edmond Fetahu, Eneida Vera, Eremal Arapi, Fation Veizaj, Hysni Sharra, Ilva Lamaj, Juliana Xhindoli, Kreshnik Alimerko, Liljana Elmazi, Lorenc Danaj, Martin Gega, Nada Daullja, Nadire Meçorapaj, Piro Ahmetaj, Saemira Shaska, Vullnet Karalliu.
Ndërsa votimi ka përfunduar edhe në degën e Selenicës. Mësohet se në Bashkinë Selenicë janë konfirmuar të gjithë kandidatët, të cilët janë: Leonard Rakipaj, Perparim Shametaj, Gezim Ademi, Arjen Grabova, Rezarta Beqiraj
Njoftimi i plotë per degen Vlore:
Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Vlorë.
Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë.
Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.
Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:
Numri i anetareve me të drejtë vote: 1500 anëtarë.
Pjesëmarrja në votime: 892 anëtarë ose 59,5 %.
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:
- Alta Haluci
- Atird Hoxha
- Bujar Leskaj
- Edmond Fetahu
- Eneida Vera
- Eremal Arapi
- Fation Veizaj
- Hysni Sharra
- Ilva Lamaj
- Juliana Xhindoli
- Kreshnik Alimerko
- Liljana Elmazi
- Lorenc Danaj
- Martin Gega
- Nada Daullja
- Nadire Meçorapaj
- Piro Ahmetaj
- Saemira Shaska
- Vullnet Karalliu
Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Vlorës janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Vlorës do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.