IKMT ka nisur të martën, shembjen e 17 godinave në Astir, një pjesë e mirë e të cilave nuk i janë kompensuar pronarëve dhe për të cilat ata protestojnë prej dy vjetësh.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se “ka nisur sot fazën e re të prishjeve në gjurmën ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës, loti II në Astir.
Janë 17 objekte nga një deri në tre kate me funksione të ndryshme, që janë planifikuar për t’u prishur. Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas ligjeve, ndërkohë që një pjesë është skualifikuar, – tha IKMT. – Deri tani, në të gjitha lotet e Unazës, jane prishur 150 objekte të madhësive të ndryshme.”