revë e urisë e naftëtarëve në Ballsh ka hyrë në ditën e nëntë. Naftëtarët e UPN Ballsh shprehen të vendosur të vazhdojnë protestën me grevë urie të tyre deri në realizimin e kërkesave nga ana e qeverisë.
Sokol Dautaj u shpreh për mikrofonin e Syri TV së ‘qeveria mbase pret që të vdesim, por para se të vetëflijohemi do bëjmë diçka të mbahet mend’.
Ndërsa një grevist tjetër tha se “për fëmijët e mi, për fëmijet e naftëtarëve, gjarpër do bëhem e do ta pickoj kryeministrin”.
Ndërkohë pritet ardhja e mjekeve nga spitali Ballsh për të vizituar të ngujuarit pasi gjendja e tyre shendetësore përkeqësohet nga dita në ditë.