BallinaKronikeDy aksidente të rënda brenda pak minutash, ja ku kanë ndodhur..

Dy aksidente të rënda brenda pak minutash, ja ku kanë ndodhur..

Dy aksidente të rënda janë raportuar të kenë ndodhur brenda pak minutash.

Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën Shkodër-Han i Hotit, ku janë përplasur dy makina dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por veç dëme materiale.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në Lin të Pogradecit, ku sërish janë përplasur dy makina dhe janë 2 persona të plagosur, të cilët po dërgohen për në spital.

Në aksidentin e ndodhur në aksin Shkodër-Hani i Hotit, shkak ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i i njërit prej mjeteve, pasi ka pësuar luhatje tensioni teksa ngiste mjetin.

Si pasojë ka devijuar në rrugë, duke u përplasur me një mjet tip ‘Benz’.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Ndërkaq, në aksidentin e ndodhur në Lin të Pogradecit, janë 2 persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital.

Dëmet materiale janë të shumta. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është fajtori i aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular