BallinaKronikeOFL zbarkon në Fier, kush janë dy të “fortët” që duhet të...

OFL zbarkon në Fier, kush janë dy të “fortët” që duhet të deklarojnë burimin e pasurisë (EMRAT)

spot_img

Dy të dënuar për vrasje të mbetur në tentativë do të duhet të deklarojnë burimin e pasurisë. Operacionit Forca e Ligjit këtë herë ka zbritur në qytetin e Fierit, duke i dërguar formularin e vetëdeklarimit shtetasve Enea Pipa dhe Ilir (Ledjan) Nukaj

Njoftimi i policise

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Enea Pipa banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;

Ilir (Ledjan) Nukaj banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular