Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi thotë se Gjykata Kushtetuese tërësisht funksionale është kusht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënon edhe hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Union.
Gjatë konferencës për shtyp, Várhelyi kërkoi nga pala shqiptare që të punohet në këtë drejtim.
“Kushti që ne kemi në përfundimet e Këshillit që hapin rrugën për negociatat e bën shumë të qartë që duhet një Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Inkurajojmë të dyja palët që të vijojnë punën që Gjykata të bëhet funksionale”- theksoi ai.