Një tjetër kopsht është mbyllur në vend, për shkak të koronavirusit.Mësohet se ka mbyllur dyert kopshti nr. 1 në Ballsh, pasi një mësuese ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Menjëherë pas infektimit të saj u janë marrë tamponët 12 punonjësve të këtij kopshti. Burime bëjnë me dije se mësuesja e infektuar vinte nga Fieri.
Ndërkohë, mësohet se kopshti, i cili frekuentohej nga më shumë se 100 fëmijë, do të qëndrojë i mbyllur deri në një urdhër të dytë. Ai ishte pa drekë, ndërsa prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët.