Presidenti Ilir Meta reagoi sërish pas komenteve të kryeministrit Edi Rama.
“Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në “Opinion” me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete.
Transparenca e vetmja rrugë!
Dil në përballje ose largohu!” shkruan Meta.
Preisdenti i vendit, Ilir Meta, në një mesazh drejtuar Asamblesë së Partisë Socialiste, si një ish-anëtar i saj, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka marrë peng këtë parti dhe po e keqpërdor stemën e PS-së.
Po ashtu, kreu i shtetit, i është përgjigjur dhe akuzave të Ramës, i cili e deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Meta takon në skuta katundesh subjekte të OFL-së.
Meta i kërkon kryeministrit të thotë publikisht, emrin, orën dhe vendin kur ky takim ka ndodhur, dhe ai do të japë menjëherë dorëheqjen ose në të kundërt nuk do t’i ndahet derisa të gjithë së bashku ta përzënë nga PS.