Gjatë asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama nuk e ka përmbajtur veten në premtimet e radhës, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.
Një prej premtimeve ishte se Shqipëria do bëhej me katër aeroporte, ku pas atij të Kukësit dhe të Vlorës, do bëhej dhe i katërti në Sarandë.
Gjithashtu premtoi edhe porte detare turistike për Durrësin.
Por menjëherë në rrjetet sociale ka plasur gallata me këto premtime pa fre dhe jashtë normales nga ana e kryeministrit Rama, ku më pikanti ishte ai për Vlorën ku thuhet: Në Vlorë do bëjmë dy aeroporte, një për vajtje një për ardhje!