BallinaKryesoreBasha vuri 3 kushte për të hyrë në zgjedhje, aleatët e mbështesin...

Basha vuri 3 kushte për të hyrë në zgjedhje, aleatët e mbështesin duke shtuar një kusht të ri

Aleatët e Partisë Demokratike, Dashamir Shehi (LZHK) dhe Fatmir Mediu (PR) kanë reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, që u shpreh se pranon të hyjë në zgjedhjet lokale por me 3 kushte

Shehi dhe Mediu pranojne se futja e opozitës në zgjedhje mund të garantohet vetëm nga një marrëveshje e gjerë me Partinë Socialiste, që si kusht kryesor ka qeverinë tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër.

Shehi ka edhe një kërkesë tjetër përveç tre kushteve të Bashës, që është zgjedhja e një presidenti nga populli.“ Të ndryshojmë sistemin kushtetues, të zgjedhim president nga populli që të ketë peshë dhe të kontrollojë. Të rivendosim në funksion Gjykatën Kushtetuese e atë të Lartë. Të vëmë kufizime për mandatet e qeveritarëve. Jo më shumë se dy herë kryetar bashkie, apo kryeministër e president”, sqaron Shehi.

“ Nuk mund të bësh marrëveshje me të keqen por në shërbim të interesave të vendit. Ndëshkimi i krimit elektoral vjen fillimisht, më pas pamundësimi i futjes së krimit në zgjedhje”, deklaron Mediu.

Zgjedhjet lokale janë caktuar të mbahen me 30 qershor, në një kohë palët nuk kanë nisur ende negociatat dhe nuk kanë shfaqur shenja tërheqeje nga qëndrimet fillestare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular