Partia Demokratike ka publikuar një video me përmbledhjen e deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga 27 shkurti deri në 10 tetor, kur dha lajmin se maska do bëhet e detyrueshme në çdo mjedis.
“Jemi me fat që “Murtajën” e ka shkruar Albert Kamy. Jemi pa fat që po bëhemi “Kurbani” i marrëzisë së këtij skizofreni”, shkruan PD krahas videos në rrjetet sociale.
Sipas PD, “ky kapitull ndjellakeq i gogolit të Facebook po merr fund. Tani askush nuk i beson dot më luftes imagjinare që një herë e sfidon me maska e një herë me demagogji rrjetesh sociale”.