BallinaAktualitet10 lëkundje tërmeti mëngjesin e sotëm. Çfarë po ndodh në Kretë të...

10 lëkundje tërmeti mëngjesin e sotëm. Çfarë po ndodh në Kretë të Greqisë?

Banorët në ishullin e Kretës në Greqi u zgjuan të trembur mëngjesin e kësaj të hëne, pasi vendi u godit nga një sërë lëkundjesh tërmeti.

Presidenti i Qendrës Kombëtare Sizmologjike në Greqi, Efthymios Lekkas, tha se tërmetet janë të zakonshëm në zonë, por shtoi se sizmologët po monitorojnë nga afër fenomenin.

Lidhur me faktin nëse ka pasur lëkundje shumë të mëdha sizmike në zonë në të kaluarën, Lekkas u përgjigj negativisht.

Tërmeti i parë në Kretë ndodhi në 03:30 të mëngjesit dhe ishte me madhësi 5.1 Rihter, 26 km në juglindje të Sitia.

Pastaj ndodhën edhe nëntë pas-lëkundje të tjera, me një madhësi prej 5.2, rreth orës 7:10 të mëngjesit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular