BallinaAktualitetE papritur/ Macron rikthen në shtetrrethim nëntë qytete të Francës, tregon çdo...

E papritur/ Macron rikthen në shtetrrethim nëntë qytete të Francës, tregon çdo bëhet me transportin publik, shkollat dhe lokalet

spot_img
spot_img

Presidenti i Republikës së Francës, Emanuelle Macron njoftoi ditën e sotme një shtetrrethim prej të paktën katër javësh, që nis nga kjo e shtunë në orën 21:00 deri ne oren 6 të mëngjesit, në rajonin Ile-de-France, në Lille, Rouen, Saint-Etienne, Toulouse, Lyon, Grenoble, Aix dhe Montpellier.

Macron shprehet se ndihma nga shteti do të vijojë për të gjithë ata që kanë mbetur pa punë si pasojë e krizës së COVID-19.

Po ashtu ai theksoi se nuk do të ketë “ndalim” për të udhëtuar midis orës 21:00 dhe 6 të mëngjesit, por do të ketë një “kufizim” argumenton Macron, i cili thekson se do krijohen disa leje udhëtimi, si modeli i atyre që është aplikuar gjatë izolimit total.

Ata që do të shkelin rregullin do të gjobiten me 135 euro.

“Ajo që unë gjithashtu shpresoj dhe ajo që unë pres nga secili prej nesh, është që të veprojmë siç bëmë në kohën e izolimit, të gjithë janë të vetëdijshëm për rreziqet dhe rrezikun” , shton Macron, raporton “Le Monde”. 

Sa i përket udhëtimeve në qytete të tjera, Presidenti Francez shprehet se nuk janë të ndaluar udhëtimet nga një qytet në tjetrin. Më tej Kreu i Shtetit Francez deklaron se nuk parashikohet mbyllja e shkollave, dyqaneve ose lokaleve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular