Deputeti i PDK-së në Kosovë, Uran Ismaili, është infektuar nga koronavirusi së bashku me gruan dhe vajzën e tij.
Lajmin e ka ndarë vetë ai në facebook, ku tregon se i janë nënshtruar testit të Covid pas simtomave që kishte shfaqur vajza.
Ndërkohë djali për fat të mirë ka rezultuar negativ. Deputeti tregon se janë vetëizoluar në banesë dhe do të qëndrojnë të mbyllur derisa ta kalojnë sëmundjen.
“Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin. Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë. Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.”
Në 24 orët e fundit Kosova regjistroi 80 raste të reja pozitive dhe një viktimë.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 16,425, i viktimave në 650 dhe i të shëruarve në 14,460.