Një 40 vjeçar rezulton i zhdukur prej katër ditësh. Ai është Ermal Ngucaj, nga fshati Lepenicë i Vlorës.
Ajo që e bën më të dyshimtë zhdukjen është fakti se makina e tij është gjetur në fshatin Mavrovë të Vlorës.
Familjarët kanë dyshime se 40 vjeçari është rrëmbyer, ndërkohë që ata kanë denoncuar zhdukjen e tij.