Babai ç’njerëzor mbyll vajzën në kafaz, ja shkaku…

0
241

Një baba çnjerëzor mbylli vajzën e tij të vogël në një kafaz dhe e fotografoi për t’ja treguar ish-gruas. Ngjarja ka ndodhur në Kinë në provincën Guangdon. Fotografitë e vajzës në kafaz, ai ia dërgoi ish-bashkëshortes në shenjë hakmarrje. Pavarësisht provave kundër tij, Xu Qian mund të shpëtojë pa u ndëshkuar sepse policia thotë se burri mund të ketë qenë nën efektet e një sjellje të stresuar. Ai ka qenë më parë i dënuar për dhunë në familje.

Fotot e së miturës brenda në kafaz u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pati kritika të shumta ndaj babait. Policia kineze nisi hetimin pas bërjes publike të këtyre fotove. Vajza ka qenë nën kujdestarinë e babait pas divorcit të prindërve vitin e kaluar. Edhe pas publikimit të kësaj sjellje të papranueshme, policia nuk ka komentuar nëse burri do të humbasë të drejtën e kujdestarisë.