BallinaKryesorePlani 6-pikësh i Vuçiqit me të cilin synon të zbatojë marrëveshjen Kosovë-Serbi

Plani 6-pikësh i Vuçiqit me të cilin synon të zbatojë marrëveshjen Kosovë-Serbi

spot_img
spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë para gazetarëve se ka pasur një bisedë të mirë, shkruan B92

“Kemi pasur një takim racional të mirë për të ardhmen e dialogut Beograd-Prishtinë. Ajo çfarë është e rëndësishme se kemi diskutuar për vazhdimin e dialogut duke shprehur gatishmërinë e Serbisë në këtë dialog”, ka theksuar Vuçic.

Presidenti serb gjithashtu tha se është më mirë të ketë çfarëdo dialogu sesa mos të ketë fare. Në anën tjetër, Lajçak ka bërë të ditur se BE-ja ka rol ndërmjetësues në dialog, derisa akterët kryesor janë dy palët në bisedime.

“Qëllimi i takimit me presidentin Vuçiq janë negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës. Qëllimi i normalizimit të marrëdhënieve, që do të thotë që nuk është në dorën e BE-së të vendosë. Duhet të vendosin dy palët. BE-ja është këtu për të ndihmuar. Nuk mund ta duam më shumë normalizimin e marrëdhënieve sesa Serbia dhe Kosova”, ka shtuar Lajçak.

Vuçiq ka folur edhe për planin e implementimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, që sipas tij shumë pak flitet në opinion në Serbi.

“Do t’ju tregoj për aktin që shumë pak flitet dhe që askush deri më tani në opinionin publik nuk e ka parë. Është plani i implementimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë që bazohet në gjashtë pika”, shtoi Vuçiq.

Pika një sipas presidentit serb flet për rregullimin e kornizës ligjore, e dyta Asociacionin, e treta për Policinë, e katërta për gjyqësorin, e pesta për zgjedhjet lokale dhe e gjashta për dispozitat e përgjithshme. /Telegrafi/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular