Prej kësaj të enjteje, mbajtja e maskës është me detyrim edhe jashtë. Por Ilir Alimehmeti, epidemiolog dhe zv/dekan në Universitetin e Mjekësisë thotë se maska nuk bën çudinë, për të distanca është kyçe.
Por sa na mbron mbajtja e një maske ndaj virusit?
Alimehmeti: Një maskë një përdorimëshe ka një efikasitet filtrim ndaj spërklave rreth 65%.Por ansjë maskë nuk është mbrojtëse ndaj virusit vetë, por ndaj spërklave. Efekti i maskës është kur unë jam i infektuar dhe kam maskë në mënyrë që të kur shpërthej me një tështimë apo të kollitur ta mbaj brenda hapësirës së maskës, efekti është tmerrësisht shumë më i vogël në krahun e kundërt, distanca është kyçe.
Edhe pse ka shtim të rasteve të reja pozitive, mjeku me shqetësim sheh rritjen e shtrimeve në spitale.
Alimehmeti: Tregues nuk janë rastet e reja, janë shumë tregues shtrimet, janë në nivel shumë më të lartë nga çfarë i kemi pasur, megjithatë kapaciteti spitalor është ende i ruajtur, por kujdesi duhet shtuar.
Akti normativ përcakton ndër rastet përjashtimore restorantet, edhe pse risku është më i lartë se jashtë për të marrë virusin.
Alimehmeti: Risku në restorant është më i lartë por frekuentimi nuk është detyrim. Ky është një moment që këto lloj ambjentesh është mirë ti evitojnë.
Edhe kinematë hapën dyert me udhëzimin e ri, por jo teatrot.
Alimehmeti: Kinemaja nuk ka risk të lartë, ulur je dhe distancën mund të mbash dhe maskën po ashtu. Numri i njerëzve që shkojnë në kinema dhe teatër është më i ulët se i atyre që shkojnë në kafe.
I ftuar në Rtv Ora, ai ka dhe një parashikim se kur do hiqen maskat.
Alimehmeti: Mendoj se do të hiqet kur ta heqë Italia.
Gjobat nuk i sheq qëllim në vetëvete, duke vënë theksin te ndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj rrezikut por edhe vetëdijësimi për mënyrën sesi duhet mbajtur kjo maskë
Alimehmeti: Ndërgjegjësimi është i pari, maska nuk vendoset për të evituar gjobën por për të evituar virusin. Mos ta shohim policin si gogol, po zbaton një urdhër. Maska është një masë e vogël, e pakushtueshme në krahasim me elementët e tjera. Nëse do ta mbajmë, duhet ta mbajmë si duhet, të lësh hundën jashtë je pa maskë, ta prekësh gjithë kohës je më keq akoma, më e keqja është se kur ke maskë harron distancën.
Ndërkohë rritje e rasteve mjeku e sheh të lidhur sa me ardhjen e vjeshtës po aq edhe me hapjen.
Alimehmeti: Pritej kjo rritje, ta shohim sa do jetë. Dyshimi është se do të jetë tejet më i madh sepse ne nuk bëjmë teste mjaftueshëm për ta parë, por duket se efekti nuk është aq i madh sa po prisnim.
Deri te mbërritja e vaksinës, ai vë theksin te terapitë, ku koktejli eksperimtal i antitrupave me të cilin u kurua Trump shihet si më i suksesshmi por probem mbetet kosto.
Alimehmeti: Kemi një terapi të antitrupave eksperimental, do të ishin shumë efikas por problem mbetet kosto. Industria duhet te gjë një rrugë për koston.Gate bëri një përllogaritje se mund të jetë 100 dollarë për person.
Pyetjes nëse po e ekzagjerojmë më shumë seç duhet nivelin e rrezikshmërisë së këtij virusi, duke anashkaluar të gjithë sëmundjet e tjera që marrin jetë përditë ai përgjigjet:
Alimehmeti: Është tejet e vërtetë. Vdekshmëria mesatare e Shqipërisë në ditë është 60 vetë në ditë, dy shkaqet kryesore janë ifarkti i trurit dhe zemrës, i treti kanceri. Nuk po flitet, nuk është folur as përpara.Shëndetësia është e plotë dhe nuk duhet ta mendojmë shëndetësinë baraz me evitim të vdekjes.Kështu mendon vetëm një gjallesë njëqelizore.