Kryeministri Edi Rama ka pasur një tjetër debat të fortë sot në emision me gazetarin Robert Rakipllari.
Ky i fundit ishte duke cituar një raport të Ministrisë së Financave, ndërsa kreu i qeverisë i ka thënë se ai nuk di të lexojë.
Rama: Mëso Rakipllar ke rastin të mësosh, jo ok ok mëso!
Rakipllari: Nuk vazhdohet kështu. Unë këtu kam një raport të Ministrisë së Financave që thotë që qeveria e Shqipërisë ka paguar për inceneratorin e Tiranës për 2018, 977 milionë lekë, pra 100% të masës që duhet të paguajë.
Rama: Ç’do ti me shtetin mor burr, ai është shërbim…
Rakipllari: Unë s’të ndërpreva zotëri, shiko ç’ke bërë këtu…
Rama: Mëso more mëso!
Rakipllari: Ke një kontratë koncesionare sipas Ministrisë së Financave, e cila thotë se ka një kontratë koncesionare që shteti duhet të paguajë 977 milionë lekë, dhe privati 591 mln lekë, shtetii ka paguar të gjitha ndërsa privati jo.
Në këto momente të debatit Basha kërkon të ndërhyjë live në emision dhe Rama e refuzon teksa thotë se Rakipllari është tap dhe Basha top.
Rama: Po çfarë po më tregon ti mua, ti s’di të lexosh fare.
Rakipllari: Kush nuk di të lexojë more, ti s’di të lexosh fare.
Rama: Mos më fol mua ashtu, s’më flet dot mua ashtu, unë kam ardhur këtu i ftuar, kam ardhur me përgjegjësi, s’ke asgjë të barabartë me mua
Rakipllari: As ti s’ke të drejtë të më thuash mua s’di të lexosh.