BallinaKronikeSandër Lleshi dogji 30 milionë eurot në Rinas dhe Murataj është gjallë?!

Sandër Lleshi dogji 30 milionë eurot në Rinas dhe Murataj është gjallë?!

spot_img
spot_img

Nga Basir Çollaku

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, në një intervistë të tij në televizion ndër të tjera hodhi hipotezën, gjëkund të pambështetur në prova, se miliona eurot e grabitura në Rinas mund të jenë djegur. Pa dashur të kujtojmë aksiomën e hallës, deklarimi I Lleshit, është një diversion, për të hiperbolizuar fakte se aksioni i policisë aq i tmerrshëm për nga suksesi, paska mundësuar djegin e parave nga grabitësit. Formula e Pagëzimit do kishte qeshur me këtë rrëfenjë.

Nga burimet e mia më rezulton se ustallarët e euro-dollarëve me 9 prill kanë marrë së paku 180 kilogramë kartmonedha dhe i kanë marrë një për një duke mos lënë as pesë euro kusur në barkun e avionit, ku u strehuan thasët në pragnisje në avionin e linjës Austrian. Kanë qenë pesë banka të cilat kanë përcjellë ngarkesat e tyre monetare atë ditë në atë orë për destinacione jashtë vendit. Vetëm njëra prej tyre ka pasur afro 8 milionë euro sasi parash për në udhëtimin e ndërprerë. Unë them se kanë qenë mbi 30 milionë euro. Shuma për 6.5 milionë euro nuk është thënë asnjëherë zyrtarisht nga agjencitë investiguese, as nga policia, as nga Prokuroria, apo shërbime të tjera në dijeni të ngjarjes. Ndonëse ministrit i dalin 5 mln euro, me sa duket ka folur vetëm me njërën nga bankat…

Ndaj dhe truku mediatik ka një regji shtetërore, e cila bën propogandë për ta degraduar këtë supergrabitje. Sigurisht dega e Thesarit dhe Banka e Shqipërisë kanë pasur dijeni se cilat nga Bankat janë duke çuar valutë jashtë Shqipërisë, dijeni në detaje se sa, por njëkohësisht edhe kur. Korrespondenca e bankave tregtare me Thesarin dhe Bankën e Shqiëprisë, është një akt procedurial, të cilin Lleshi duhet ta ketë mësuar në mos nga vetja nga stafi. Për këtë duhet ndoshta të ishin marrë në pyetje krejt zinxhiri institucional, financiar, njerëzit pjesë e shkëmbimit të informacionit, për detajet e dërgesave dhe udhëtimit.

Askush nga media apo grupi hetimor nuk e ka thënë apo konfirmuar se ka ndodhur kështu. Njoftimet ku kanë mësuar skemën kohën, vendin, mënyrën e shoqërimit dikujt prej bandës hajdute i kanë shkuar me transparencë të plotë. Ata kanë shkuar në brendësi të avionit dhe nuk i kanë marrë as në mjetet transportuese, as në mjedis tjetër. Po a ka vetëharruar minsitri se diku pas njërës prej akteve grabitëse ka pasur një urdhëresë, për t’u shoqëruar makinat transportuese të mjeteve monetare edhe me forca policie?? Dikujt i kanë munguar forcat për sigurinë e transportit dhe i teprojnë për garancinë e djegies së monedhave nga frika.

Përse?

Ka detaje të qarta të cilat shmangen nga autoritetet sepse loja kapërcen policët, shoqëruesit e zakonshëm, FNSH, apo agjentë shërbimesh, tërësisht të pafuqishëm për të ndaluar eprorët të kënaqen me thasët dhe mallin brenda tyre. Nëse do të merreshin miliona eurot pa mbërritur në avion, atëherë bankat do të mbeteshin zbuluar dhe mbase kompanitë vendesa të sigurimit dhe të huaja risiguruese nuk do të rimbursonin shumat e humbura. Ndërsa në avion historia ndryshon. Aty bankat, kompanitë e sigurimit, projektuesit e vjedhjes, të gjithë ndaheshin të lumtur se pse nuk kishin kosto asnjë kartmonedhë. Ndaj dhe ndodhi në vendin e duhur për të përfituar të gjithë.

Versioni i policisë për publikun është diletant, amator, madje dhe fyes në raport me inteligjencën e ekspertëve. Viktima është Admir Murataj, thotë media greke një ditë para policisë shqiptare. Pranon dhe Lleshi se është Murataj. Pastaj thuhet e qëlloi FNSH, nga shkëmbimi i zjarrit, shkëmbim i njënashëm sepse në drejtim të furgonit të policisë nuk gjenden as predha. Predha që ka qëlluar Muratajn, sipas policisë nuk gjendet. Viktima pasi ka vdekur ka pasur kohë të zhdukë dhe predhën madje të heqë edhe maskën. Akti i ekspertimit është gjithnjë një shkresë e rezervuar dhe manipuluar, duke mos përcjellë as gjurmë gishtash, as AND, as kqyrje të detajuara profesionale siç duhet të ndodhë në ngjarje të tilla. Shpiken teori e antarë bande nga Elbasani e rrethe të tjera, duke përmendur emra të cilët më herët kanë qenë në ekipin grabitës të Muratajt në vjedhjet e bankave në Shqipëri dhe Greqi. Po le të themi një hipotezë të cilën hetuesit e mbajnë diku në një cep flete.

Murataj është gjallë??

Gjykata nuk u bind në seancën e parë, sepse provat e përcjella nga prokuroria sipas asaj çka policia kishte dërguar në dosje nuk ishin bindëse. Deri atëherë viktima e identifikuar si i vdekur nuk konfirmohet nga Gjykata, duke na shtuar dyshimet e një regjie qëndrore, ku Lleshi lexon pak me siklet atë çfarë në tekste ia shkruajnë… Dhe këtë përrallën se “Paratë janë djegur”, duhet ta shesim në çerdhe pasi në kopësht të marrin me shkop fëmijët…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular