Samuel Paty është mësuesi i historisë që u ther në mënyrë makabre pasditën e djeshmë në Francë. Sipas mediave franceze personi që i preu kokën, nuk e njihte mësuesin dhe u kërkoi nxënësve që ta indetifikonin.
Më vonë agresoi postoi disa foto të viktimës së vdekur në rrjetet sociale. Sipas autoriteteve policore arsyeja e vrasjes është pasi mësuesi 47-vjeç u kishte treguar studentëve disa karikatura të Profetit Muhamed.
Ndërsa para se të ekzekutohej, agresori qelloi më një pistoletë edhe në drejtim të policisë. Ky sulm mendohet se është bërë në grup dhe për këtë numri i të dyshuarve që janë arrestuar ka shkuar në 10.
“Në emër të Allahut, Mëshirëbërësit, Mëshirëbërësit, … drejtuar (Presidentit Emanuel) Macron, udhëheqësit të pabesëve, unë ekzekutova një nga zagarët tuaj i cili guxoi të nënvlerësonte (Profetin) Muhamedin “, shkroi ai në twitter.