Ditën e sotme dy zyrtarët e PD-së, Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa shkuan të realizonin një kronikë në landfillin e Sharrës, por nuk u lejuan nga punëtorët.
Konfrontimi me punonjësit e landfillit ka bërë që Këlliçi dhe Zhupa t’i drejtohen Policisë së Tiranës për të bërë kallëzim, pasi janë shantazhuar dhe kërcënuar kur tentuan të bënin një denoncim në mbrojtje të interesit publik.
“Ne oren 17:00 perfaqesuesit e PD Belind Kellici dhe Ina Zhupa do te jene tek Drejtoria e Policise Tirane ku do te bejne kallzim ne zbatim te Nenit 281 e ne vijim, te Kodit te Procedures Penale, per shantazhimin dhe kercenimin, ndaj denoncimit ne mbrojtje te interesit publik ne “Landfillin e Sharres”.
Perfaqesuesit e PD do te kete edhe nje deklarate per shtyp.