Tani edhe me provë nga Facebook’.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan në Facebook se ‘Edi Rama është përhapësi me i madh i lajmeve të rreme në Shqipëri’.
‘Tani edhe Facebooku e konsideron atë si mashtrues.
Nga premtimet që nuk realizohen kurrë e deri te” statistikat” që nuk ekzistojnë, Edi Rama është përhapësi me i madh i lajmeve të rreme në Shqipëri.
Pas shtatë vitesh premtimesh boshe dhe pas dy mandateve me gënjeshtra, është koha për ndryshim’, shkruan Gazment Bardhi në Facebook.