Nënkryetari i PD-së Edi Paloka i ka kthyer përgjigje kompanisë së trajtimit të mbetjeve në Sharrë, duke shpërndarë një video ku duken ‘punonjësit’ e kësaj firme, të cilët kanë qënë të organizuar për të mos lejuar zyrtarët e PD-së, Ina Zhupa dhe Belind Këllici për tu futur brenda ambjenteve të landfillit.
Në postimin e tij në Facebook, Paloka thekson se drejtuesit e mafias së plehrave Edi Rama dhe Erjon Veliaj, do përgjigjen për cdo qindarke që u kanë marrë shqiptarëve, që sot po vuajnë nga kriza shëndetësore dhe ekonomike.
Postimi i plotë i Edi Palokës:
Pasi i kercenuan, i shantazhuan i ndoqen me makina, mafia e plehrave na thote se paskan refuzuar perfaqesuesit e PD te hyjne ne landfill. Shikoni planet se si i perndjekin “punonjesit” shikoni si jane rreshtuar makinat qe te mos i lejojne te kryejne punen e tyre. Jane aq te tmerruar nga zbulimi i vjedhjes se parave te shqiptareve sa po derdhin miliona neper mediat qe te mos i japin denoncimet e opozites por vetem propaganden qeveritare. Drejtuesit e mafias se plehrave Edi Rama dhe Erjon Veliaj do pergjigjen per cdo qindarke qe u kane marre shqiptareve qe sot po vuajne nga kriza shendetesore dhe ekonomike.