Portieri i Liverpoolit, Caoimhin Kelleher dukej në gjumë, gjatë përballjes mes Evertonit dhe Liverpoolit që u zhvillua dje.
Takimi përfundoi 2-2, teksa nuk mungoi spektakli në gola dhe në duelet e ashpra në të dyja kampet.
Ndërsa The Reds ishin duke fituar 2-1 në Goodison Park kur po afrohej minuta e 80-të, kamerat e BT Sport kishin në plan të parë Jurgen Kloppin.
Mirëpo, vëmendja menjëherë u zhvendos te portieri i tretë i Liverpoolit, Kelleher, që ishte në gjumë.