BallinaAktualitetA të mbrojnë maskat e bëra vetë nga virusi? Mjeku Sallabanda flet...

A të mbrojnë maskat e bëra vetë nga virusi? Mjeku Sallabanda flet nga Spanja

spot_img

Diskutimi mbi efektin mbrojtës të maskës përballë Covid 19 vijon të jetë shkaktojë debate. Në një lidhje në emisionin “Opinion” mjeku Kita Sallabanda tha se në Spanjë maska është e detyrueshme që në muajin Prill.

Mjeku tha se nga përvoja e gripit stinor, ku maskat kanë ulur me 70% numrin e të sëmurëve është këshilluar edhe me rastin Covid, por rezultati nuk është maksimal me maskat e bëra vetë.

“Maskat sot në Spanjë kanë ulur me 70% numrin e të sëmurëve me grip. Nga eksperienca e gripit kemi sugjeruar përdorimin e maskës në rastin e Covid 19. Maskat kirurgjikale durojnë deri në 7 orë. Maska me copë që nuk kanë filtër brenda janë pa vlerë. Në Spanjë që në muajin Prill maskat janë të detyrueshme”, – u shpreh mjeku.

I pyetur nëse mbajtja e maskave ka ndikuar në uljen e infektimeve, Sallbanda tha se janë të tjerë faktorë që kanë ndikuar në shifrat e larta, por pohoi se numri i të sëmurëve rëndë nuk krahasohet me situatën e marsit apo prillit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular