BallinaKryesoreKu do gjenden paratë për planin e PD për daljen nga kriza?!...

Ku do gjenden paratë për planin e PD për daljen nga kriza?! Basha: Në buxhetin e vitit të ardhshëm, 120 milion euro shkojnë për inceneratorët jo për shqiptarët

spot_img

Ku do gjenden paratë për planin e PD për daljen nga kriza?! Basha: Në buxhetin e vitit 2021 120 milion euro shkojnë për inceneratorët jo për shqiptarët

Ilva Tare: Pak a shumë ju i thoni qeverisë të përfshijë për 6 muaj 300 milion euro. Ku t’i gjejë qeveria këto?
Lulzim Basha: 145 milionë dollarë apo 120 milion euro kanë planifikuar për inceneratorët dhe për koncesionet korruptive, për vetëm vitin e ardhshëm. Sikur vetëm këto afera korruptive të…
Ilva Tare: Po pra, po, këto janë kontraktore. I ka detyrim ta bëjë, nuk i nxjerr për dëshirë.
Lulzim Basha: Jo, nuk janë! Asnjëra prej tyre! Nuk ka! Jo, Jo! Secila prej këtyre është kontratë korruptive. Ne i kemi dalë ballazi qeverisë që kur i ka lidhur këto kontrata dhe i kemi treguar, një kontratë e lidhur.
Ilva Tare: Çdo kontratë e lidhur shkon në arbitrazh.
Lulzim Basha: Jo,Jo!
Ilva Tare: Dhe paguajnë taksat e shqiptarëve.
Lulzim Basha: Jo. Ky është një mit i ngritur, një mit i ngritur nga…
Ilva Tare: S’është mit ai, është realitet!
Lulzim Basha: Jua them unë!
Ilva Tare: Se është e shkruar në kontratë si shkon në Gjykatën e Arbitrazhit.
Lulzim Basha: Çdo kontratë e rregullt duhet respektuar. Çdo kontratë e parregullt është e pavlefshme me efekt prapaveprues.
Ilva Tare: Kush e vërteton këtë?
Lulzim Basha: Jua them unë! Kompanitë e liçensuara pak ditë para tenderit, kompanitë pa asnjë përvojë në fushë si një një 23 vjeçare, që me 1000 euro kapital merr një tender 25 milion euro. Bëhet fjalë për konçesionin e Elbasanit. Kompani offshore që s’ju dihet pronari, guacka që bëhen që paratë e shqiptarëve, jo vetëm të merren, po mos të paguhet asnjë taksë dhe të çohen në një vend ku t’ju fshihen pronarët e vërtetë.
Ilva Tare: Pra po tregoni mënyrën si zhbëhet një kontratë?
Lulzim Basha: Propozimet të pakërkuara, tendera me eksponentë të krimit të organizuar, kriteret preferenciale, rritje fiktive e vlerës së tenderit, kualifikime të padrejta për qëllime klienteliste, indimidim i bizneseve, kërcënim i këtyre për të mos marrë pjesë nëpër tendera. Çdo tender që ka një nga këto cene, çdo kontratë që është lidhur…
Ilva Tare: Po, e zëmë se janë të vëeteta të gjitha këto që thatë ju. Si zhbëhet një kontratë?
Lulzim Basha: Kjo kontratë sipas ligjit aktual shqiptar, ligjit në fuqi, kontrata e lidhur në kundërshtim me ligjin është e paligjshme. Ka pavleshmëri absolute dhe çdo gjë që palët i kanë dhënë njëra tjetrës, merret dhe kalon në të ardhurat e shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular